Aksioni i SPAK kundër grupit të kontrabandistëve, kush janë 4 të arrestuarit, një ende në kërkim (EMRAT)

13 Tetor 2026, 09:35Kronika TEMA
Aksioni i SPAK kundër grupit të kontrabandistëve, kush janë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve.

Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat, ndërsa personi i pestë ndodhet ende në kërkim.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në zbatim të urdhrave të lëshuar nga SPAK, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Lini një Përgjigje