TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel me bashkëshorten e tij,  Nexhi Beqiri, edhe ajo avokate kur në Tiranë, rreth orës 09:15, automjeti i tyre shpërtheu nga një lëndë eksplozive, i parkuar poshtë banesës së familjes.

 Makina, e regjistruar në emrin e gruas, kishte disa ditë që qëndronte parkuar, pa lëvizur, për shkak të vizitës së çiftit të bashkëshortëve jashtë vendit. 

Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar se kur mund të jetë vendosur lënda eksplozive që shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte, poshtë pallatit ku jetojnë avokatët Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës. 

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Makina tip ‘Benz’ ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e pasme. 

Avokati i nderuar Idajet Beqiri, dhe bashkëshortja e tij Nexhi, duhej të kishin mbërritur në Tiranë gjatë mbrëmjes së të hënës. Por fluturimi nga Belgjika i anulua, dhe siç Report Tv mësoi, avioni nga Brukseli mbërriti në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes, rreth orës 09:30.

Hetuesit dyshojnë se autorët mund ta kenë vëzhguar për disa ditë avokatin Idajet Beqiri, dhe të kenë ditur lëvizjet e tij. Udhëtimi jashtë vendit, mund t’i ketë shërbyer të dyshuarve për të vendosur lëndën eksplozive në automjetin që nuk lëvizte prej disa ditësh. Blutë kanë nisur të shohin edhe kamerat e sigurisë në zonë, për të gjetur gjurmë të mundshme të autorëve të dyshuar. 

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftoi Policia.

Nuk përjashtohet pista që shpërthimi të ketë ndodhur si një mesazh kërcënues për shkak të detyrës si avokat, apo edhe për denoncimeve tw shumta që avokati Beqiri ka ngritur herë pas here.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
VIDEO/ Pamje nga lart të makinës së avokatit Idajet Beqiri pasi u hodh në erë me eksploziv, dëmtime të shumta në automjet

 

Pamjet e reja që sjell Report Tv tregojnë nga lart automjetin e avokatit Idajet Beqiri, i cili u hodh në erë me eksploziv paraditen e sotme pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, makina ka pësuar dëmtime të mëdha.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • jordan: 13/10/2026 11:49

    Nuk heqin dorë malokët e Sali non gratës nga tritoli...

    Përgjigju
  • Sweden: 13/10/2026 10:52

    Pas maskes se flamingove filloi nongrata med hedhjen ne ere te kundershtareve. Ku eshte Spaku qe le jashte Nongraten me gjithe ato krime qe ka bere dhe qe i ka pranuar vete me ze e figure

    Përgjigju
  • Komunisti: 13/10/2026 10:01

    50% narco regjimi shteti. 50% e ka vene vet.

    Përgjigju
    • Demokrati: 13/10/2026 11:07

      Komunist është Babai juaj shpirtëror kriminel Berishëa që ju organizojë ju banditët të boni akte terroristë dhe jo shteti.

    • O Zot!: 13/10/2026 10:30

      Inteligjenca paska ik me vraap kur te ka pare ty!

  • Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28

    A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?