Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm te "Myslym Shyri", shkatërrohet me tritol Mercedesi i avokatit Idajet Beqiri

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Shpërthim i fuqishëm te "Myslym Shyri",
Shkatërrohet me tritol Mercedesi i avokatit Idajet Beqiri

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë brenda Unazës së Vogël në Tiranë, duke panikosur banorët, ndërsa tani bëhet me dije se një makinë është hedhur në erë me tritol në zonën e njohur si "Myslym Shyri".

Siç shihet dhe nga kjo pamje nga vendngjarja, një makinë luksoze fuoristradë Mercedes Benz GLE, është shkatërruar e gjitha nga shpërthimi me lëndë plasëse. Ajo është e Idajet Beqirit dhe dyshimet janë se tritoli është telekomanduar në distancë.

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm te "Myslym Shyri",
Shkatërrohet me tritol Mercedesi i avokatit Idajet Beqiri

Fatmirësisht, mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shumta në Mercedesin që ka qenë shënjestër e shpërthimit me tritol, dhe në mjetet e tjera të parkuara pranë tij.

Nga forca e shpërthimit, janë dëmtuar dhe dritaret e disa apartamenteve. Vetë avokati Idajet Beqiri, raportohet se ndodhet jashtë vendit, pasi është kontaktuar nga grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë së Tiranës vijojnë hetimet dhe një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për shkaqet dhe pistat e mundshme që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm te "Myslym Shyri",
Avokati Idajet Beqiri

"Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases Nexhi Beqiri.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese