Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku paraprakisht mësohet se objekt i sulmit ishte automjeti në pronësi të familjes së avokatit Idajet Beqiri. Makina rezulton në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri.
Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, dyshohet se mjetit iu vendos tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit. Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo autorët e mundshëm. Policia po heton rrethanat.