E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkuan 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar shoferin, AMP arreston dy policë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim.

Sipas AMP-së, hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy efektivët i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit një shumë prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Reklamë

Në pranga kanë rënë A. S., 20 vjeç, dhe Xh. F., 23 vjeç, të dy me gradën inspektor dhe me detyrë në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë.

Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Reklamë

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

AMP thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit nga punonjësit e strukturave policore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.