Po kthehej nga Barcelona/ Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg dhe 264 mijë euro gjobë

Po kthehej nga Barcelona/ Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg dhe 264 mijë euro gjobë

09:41, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 54 muaj burg dhe një gjobë prej 264 mijë eurosh nga Gjykata e Narbonës në Francë, pasi u kap duke transportuar 6.6 kilogramë kokainë të fshehura në sistemin e kondicionimit të furgonit të tij.

Sipas medieve franceze, shqiptari po kthehej nga Barcelona kur u zbulua ngarkesa me lëndë narkotike.

Vlera e saj në treg përllogaritej në 264 mijë euro, shumë e barabartë me gjobën e vendosur nga gjykata.

Gjatë procesit gjyqësor, gjykata nuk i besoi pretendimit të tij për pafajësi dhe vendosi ta dënojë me katër vjet e gjysmë burg, si dhe me gjobën prej 264 mijë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco