Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Bëhet me dije se ndaj Aurel Sallakut dhe Xhorxh Frrokajt rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, pasi dyshohen se i kanë marrë ryshfet një qytetari një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mos i vendosnin gjobë për një shkelje rrugore. Bëhet me dije se ndaj Aurel Sallakut dhe Xhorxh Frrokajt rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të AMP-së, hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari. Sallaku dhe Frrokaj, 20 dhe 23 vjeç në gradën inspektor në Patrullën e Përgjithshme të këtij komisariati u arrestuan në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Efektivët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy punonjësit e policisë i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit një shumë prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A. S., 20 vjeç, me gradën inspektor, dhe Xh. F., 23 vjeç, gjithashtu me gradën inspektor. Të dy ishin pjesë e shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 4 në kryeqytet.
Arrestimi është kryer në vijim të veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Dy punonjësit dyshohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
AMP bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Agjencia thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke deklaruar se do të reagojë ndaj çdo rasti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit./Dosja.al
pamjet TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në rrugën “Myslym Shyri” në Tiran...
pamjet TIRANË- Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Sipas...
SPAK TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në...
TIRANË- Tufa peshqish të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe të brigjeve të liqenit artificial të Tiranës. Nga n...
foto ilustruese JAL- Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion p&eu...
foto ilustruese FIER- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm n&...
foto ilustruese ELBASAN- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit...
foto ilustruese BERAT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat, në rrethrrotullimin në dalje t...
foto ilustruese KOSOVË- Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të një...