Nisi me 60 minuta vonesë ndeshja e vlefshme për Champions League-n aziatike mes Al Nassr të Cristiano Ronaldos e Neftchi, e programuar për t’u luajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Autoritetet saudite ishin në dijeni të një sulmi të forcave Houthi dhe për për arsye sigurie vendosën të spostonin fillimin e duelit. Ditët e fundit, kryeqyteti është vënë në shënjestrën e rebelëve të mbështetur nga Irani e që goditën edhe Aeroportin “King Khalid”.
Pasi u siguruan që alarmi kaloi, ndeshja filloi dhe u zhvillua normalisht. Skuadra saudite triumfoi me shifrat 3-1 ndërsa Cristiano Ronaldo ishte autor i një goli.
Portugezi kapi kuotën e 981 golave në karrierë, 19 larg shifrës 1000.