AKTUALITET, 13 October 2026, 09:43

Tiranë/ Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, ishte parkuar pranë Gjykatës Civile

Tiranë/ Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, ishte

Një automjet tip “Mercedes-Benz", në pronësi të avokatit Idajet Beqiri ka shpërthyer me eksploziv pranë Gjykatës Civile në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga vendngjarja, automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e pasme.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .

Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.