BULLGARI – Kryeministri bullgar Rumen Radev ka dënuar ashpër sulmin me dronë detarë dhe ajrorë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave është fundosur. Autoritetet vijojnë kërkimet për anëtarët e zhdukur të ekuipazhit, ndërsa deri më tani nuk është identifikuar përgjegjësi për sulmin.
“Një sulm i tillë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë është absolutisht i papranueshëm”, deklaroi Radev, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje flagrante të së drejtës detare.
Sipas kryeministrit bullgar, sulmi ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale, afërsisht 70 milje detare në lindje të qytetit të Byalës. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lundrimit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të konfliktit në Ukrainë.
Radev paralajmëroi se, nëse lufta nuk merr fund, pasojat mund të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës, duke shtuar rrezikun e një konflikti me përmasa globale.
Ai theksoi se sulmet po e vështirësojnë ndjeshëm lundrimin në Detin e Zi, po rrisin kostot e sigurimit dhe po krijojnë pasiguri për transportin detar ndërkombëtar.
BE-ja në mbështetje të Bullgarisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmet ndaj anijeve civile dhe shprehu solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me vendet anëtare në krahun lindor.
“Anijet tregtare dhe ekuipazhet e pafajshme po bëhen objektiv, ndërsa jetë njerëzish kanë humbur tashmë në det”, deklaroi ajo, duke e cilësuar situatën në Detin e Zi si gjithnjë e më shqetësuese.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për ekuipazhin e anijes së fundosur. Radev siguroi se përparësi mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore, pavarësisht se kujt i përkasin anijet që lundrojnë në zonën ekonomike bullgare.
Tensionet në Detin e Zi po rriten
Kryeministri bullgar paralajmëroi gjithashtu se Sofja nuk do të lejojë që bregdeti i vendit të vihet në rrezik. Ai përmendi edhe rastin e anijes së mallrave Emil, e goditur nga dronë rusë në gusht dhe që tashmë po zhvendoset drejt ujërave bullgare. Moska e kishte konfirmuar sulmin, duke pretenduar se anija transportonte pajisje ushtarake për Ukrainën.
Sulmi i fundit vjen një ditë pasi një anije mallrash në pronësi turke, e cila transportonte drithëra në Detin e Zi, u godit nga të paktën një dron, mori flakë dhe u fundos.
Autoritetet bullgare kanë mbledhur një takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të ministrive të Mbrojtjes, Brendshme, Transportit dhe Mjedisit, si dhe të shërbimeve të sigurisë, për të vlerësuar situatën dhe rreziqet për vendin.
Për momentin, asnjë palë nuk është fajësuar zyrtarisht për sulmin ndaj dy anijeve, ndërsa zhvillimet e fundit shtojnë shqetësimet për sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
13 Tetor09:54
Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë Bullgarisë: Deti i Zi, një tjetër front i luftës ruse
The Black Sea has become another front of escalation of the Russian war in Ukraine.
I strongly condemn the drone attacks on merchant ships near Bulgaria&rsqu...
BOTA
13 Tetor09:25
Pleshtat e shtratit në avionin e Qantas, anulohet fluturimi drejt Australisë pas zbulimit të insekteve
Një avion i kompanisë ajrore Qantas është pezulluar përkohësisht nga fluturimet pas zbulimit të pleshtave të shtratit n&...
BOTA
13 Tetor08:48
Në BE, por nën mbikëqyrje, REL: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar...
BOTA
13 Tetor08:03
Rreth 5 000 persona me simptoma helmimi në veri të Turqisë, dyshimet e para
Gati 5,000 persona janë shtruar në spitale në Tokat, në veri të Turqisë, me të përziera, të vjella, dhimbje barku d...
BOTA
12 Tetor23:46
Policia shkoi për ta arrestuar, hajduti vdes në “krye të detyrës”
Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Lodit, në Itali, pasi pësoi arrest kardiak gjatë një ndërhyrjej...
BOTA
12 Tetor23:14
Mbretëria e Bashkuar dërgon avionë për mbrojtjen ajrore në Arabinë Saudite
Kryeministri Andy Burnham ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar mbështetje për mbrojtjen ajrore dhe një aeroplan "Voyager" Arabis...
BOTA
12 Tetor22:25
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
August Hanning akuzohet se ka blerë në mënyrë të paligjshme mijëra dokumente sekrete të shërbimit gjerman të inteli...
BOTA
12 Tetor20:41
BE-ja kërkon masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale, synon objektivin prej 1,5°C
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord për qëndrimin që do të mbajnë në konferencën e OKB-s&e...
BOTA
12 Tetor20:33
Bashkimi Evropian hap kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë për anëtarësimin në Union
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën, një hap i domosdoshëm pë...
BOTA
12 Tetor20:31
FMN: Ekonomia globale rritet me 3%, inteligjenca artificiale bëhet motori i rritjes
Ekonomia botërore po përballet me pasiguri të mëdha, por rritja globale pritet të qëndrojë në nivelin 3%, e mbështe...