Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri. Mësohet se mjeti, në të cilin është vendosur lënda shpërthyese, është në emër të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri.
Edhe kjo e fundit është avokate.
Të lidhura
None found
Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.
Avokati Beqiri ndodhej në Bruksel
Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe pritej të kthehej mbrëmjen e kaluar, por fluturimi i tij u anulua.
Pak minuta më parë, një avion nga Brukseli ka mbërritur në Tiranë. Beqiri pritet të shoqërohet në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet që rëndojnë ndaj tij.







