Shpërthimi me tritol në Tiranë, makina në pronësi të gruas së avokatit Idajet Beqiri

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin në makinën e avokatit të njohur Idajet Beqiri.
Mësohet se mjeti, në të cilin është vendosur lënda shpërthyese, është në emër të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri. Edhe kjo e fundit është avokate.
Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi;
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, njoftoi policia.

