Shqiptari përplaset me motorin në Athinë, humb jetën 35-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2026, 10:10

Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në zonën e Pangratit, në Athinë.

Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00, kur motori që drejtohej nga viktima u përplas me një automjet në drejtimin e të cilit ndodhej një shtetas shqiptar 52-vjeçar.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që njëri prej drejtuesve të mjeteve të ketë kaluar me semafor të kuq. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë greke, Konstantia Dimoglidou.

Si pasojë e përplasjes, shqiptari pësoi lëndime të lehta. Ai u arrestua pas aksidentit, por më vonë u la i lirë me urdhër të prokurorit.

Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pasi si motori, ashtu edhe automjeti përfunduan mbi disa makina të parkuara përgjatë rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit