web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Morën para për mosvënien e një gjobe/ AMP arreston dy punonjës policie

13 Tetor 2026, 10:07, Kronika CNA

Morën para për mosvënien e një gjobe/ AMP arreston dy

Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas informacioneve, në pranga janë vënë dy inspektorët A.S., 20 vjeç dhe Xh.F., 23 vjeç.

Dy punonjësit e policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi bëhet me dije se ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Njoftimi i policisë:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë

2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

AMP mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe çdo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke garantuar reagim të vendosur dhe pa kompromis ndaj çdo akti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit.





Lajmet e fundit nga