Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, Mirditë, ku mjeku Martin Prenga raportohet se është dhunuar brutalisht nga tre persona.
Sipas informacioneve paraprake, personat e dyshuar kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj mjekut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sapo mjeku ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka qenë në detyrë në momentin kur e kanë dhunuar.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Priten më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Martin Prengës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, priten më shumë detaje në vijim.
