Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rritje
Një mjek është dhunuar në fshatin Konaj, në Njësinë Administrative Fan, në Mirditë.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen shkaqet që çuan në konflikt dhe as rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ngjarja ka ndodhur sapo mjeku ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka qenë në detyrë në momentin kur e kanë dhunuar.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek dhe se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën dhe për të zbardhur dinamikën e incidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi në fshatin Konaj, Mirditë, kanë nisur menjëherë hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi M. P., 50 vjeç, banues në Mirditë, me profesion mjek, është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Top Channel