Galatasaray-Barcelona është një nga duelet më interesante të javës së 2 të Champions League, që rikthehet sonte pas ndërprerjes për shkak të kombëtareve. Turqit e kanë nisur me ulje ngritje sezonin, ndërsa në ndeshjen e parë u mposhtën dhe Sporting-u dhe pikët i ka të rëndësishme, por përballë ka një Barcelona që nuk njeh rezultat tjetër veçse fitores. Në 9 ndeshje zyrtare këtë sezon Barcelona ka fituar gjithmonë, përfshirë edhe ndeshjen e parë të Champions-it kundër Feyenoord.

Në orën 21:00 duel tjetër tejet interesant do të jetë Atletico Madrid-Manchester United. Spanjollët pas disfatës me Liverpool-in duan të ndryshojnë qasje, ndërsa anglezët janë për të treguar se mund të lënë edhe ata gjurmën e tyre këtë sezon.

Interi luan në San Siro kundër Club Brugge, me zikaltërit që janë në kërkim të pikëve të para pas disfatës me Real Madrid. Trajneri Chivu është shprehur se ‘Interi nuk e ka detyrim, por synon ta fitojë Champions League’. Pasi la pushim disa lojtarë në kampionat sonte në orën 21:00 zikaltërit pritet të rikthejnë formacionin titullarë.

Në Spanjë interesante do të jetë edhe Villareal-Napoli, pasi të dy skuadrat janë mposhtur në ndeshjet e para dhe duan të ndryshojnë faqe, ndërsa ndeshjet e tjera të orës 21:00 janë Viking-Bayern Munich, Arsenall-Lille si dhe Leipzig-PSV. Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 me përballjet Lens-Sporting Lisbona dhe Sabah Baku-Slavia Prague.