LIVE UPDATES
Bota

Trump mbron marrëveshjen për naftën ruse, pavarësisht kritikave

Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, më 12 tetor, Trump tha se armëpushimi po zbatohej, edhe pse zyrtarët ukrainas raportuan për sulme të tjera ruse.

13 Tetor 2026, 10:28 Nga E. D
Trump mbron marrëveshjen për naftën ruse, pavarësisht
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe madje edhe nga radhët e Partisë së tij Republikane, mbrojti vendimin për të lejuar eksportet e naftës dizel nga Rusia. Ai po ashtu këmbënguli se një ndërprerje sulmesh ndaj objekteve energjetike mes Kievit dhe Moskës është në fuqi, pavarësisht se asnjëra palë nuk e ka konfirmuar këtë.

Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, më 12 tetor, Trump tha se armëpushimi po zbatohej, edhe pse zyrtarët ukrainas raportuan për sulme të tjera ruse. I pyetur nëse të dyja palët ishin pajtuar për armëpushimin, Trump u tha gazetarëve: “U pajtuan. E dini pse? Sepse unë thashë: ‘Ju pajtoheni’ prandaj. U pajtuan sepse unë thashë se ishin pajtuar, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet”.

I pyetur për raportimet mbi shkeljet ruse të marrëveshjes, Trump tha se nuk ishte i sigurt për këtë, duke shtuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet të takohen dhe t’i japin fund asaj lufte të pakuptimtë. Trump njoftoi në rrjetet sociale më 11 tetor se të dyja palët ishin pajtuar për një armëpushim energjetik që do të hynte në fuqi menjëherë.

Nga ana tjetër, Moska ende nuk e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Zelensky tha për Axios se propozimi ishte lajm për të. Në të kaluarën, udhëheqësi amerikan ka deklaruar se palët ishin pajtuar t’i ndalnin sulmet ndaj objekteve energjetike. Këtë e bëri së voni më 14 shtator, por Putin vazhdoi sulmet, duke shuar çdo shpresë për një armëpushim të qëndrueshëm.

Më vonë, më 12 tetor, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska pajtohet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit energjetik ukrainas. Ndërkohë, zyrtarë në mbarë Evropën po kërkonin sqarime për armëpushimin. Vetëm disa orë pas njoftimit të Trumpit, dronë rusë goditën një termocentral në Kiev dhe objekte energjetike në qytetin e Harkivit, duke shtuar paqartësitë rreth situatës.

“Nëse Rusia dëshiron që ne t’i ndalim sulmet tona me rreze të gjatë veprimi ndaj rafinerive të saj të naftës dhe eksporteve të naftës, atëherë Rusia duhet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit tonë energjetik dhe infrastrukturës kritike, si dhe të ndalë vrasjen e njerëzve tanë”, tha Zelensky në një fjalim përmes videolidhjes në Forumin e Sigurisë së Varshavës më 12 tetor.

Trump mbrojti gjithashtu një marrëveshje për lejimin e eksporteve të naftës dizel nga Rusia, të cilën e njoftoi fillimisht pas një bisede me Putinin më 9 tetor. Ai argumentoi se Evropa kishte vazhduar të blinte energji ruse pavarësisht luftës. Edhe pse disa vende evropiane vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia, importet e gazit natyror dhe naftës bruto kanë rënë ndjeshëm, teksa kontinenti po përpiqet të shkëputet nga furnizimet ruse.

Trump ka thënë se, sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të importojnë menjëherë 300.000 tonë naftë dizel nga Rusia, ndërsa pritet të pasojnë edhe miliona tonë të tjerë. Në kuadër të kësaj mase, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit lëshoi Licencën e Përgjithshme 135, e cila autorizon transaksionet që përfshijnë naftën dizel ruse, përfshirë importet në Shtetet e Bashkuara, deri më 7 prill 2027.

Administrata amerikane e ka paraqitur marrëveshjen si një përgjigje ndaj çmimeve të larta të karburanteve, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, më 3 nëntor. Megjithatë, vendimi ka nxitur kritika të shumta nga demokratët dhe madje edhe nga disa zyrtarë republikanë, të cilët paralajmëruan se ai do ta inkurajonte Putinin të vazhdonte luftën kundër Ukrainës.

Trump i hodhi poshtë kritikat e republikanëve ndaj marrëveshjes, duke thënë se ata “nuk mund ta kenë seriozisht”. Më 11 tetor, një grup dypartiak prej shtatë senatorësh i kërkoi administratës ta anulonte vendimin, duke paralajmëruar se të ardhurat e Rusisë nga energjia ndihmojnë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara “nuk duhet t’i ofrojnë Putinit një mbështetje financiare shpëtimtare, ndërkohë që Rusia vazhdon të vrasë civilë ukrainas”, thuhej në deklaratë. Deklarata u nënshkrua nga senatorët republikanë Susan Collins, Thom Tillis, John Curtis dhe Lisa Murkowski, si dhe nga demokratët Jeanne Shaheen, Richard Blumenthal dhe Ron Wyden.

Më 12 tetor, senatori republikan Jerry Moran nga Kansasi paralajmëroi se lejimi i importeve të naftës dizel ruse rrezikonte “të na e shkatërronte ndikimin, të dëmtonte besueshmërinë tonë te aleatët dhe të inkurajonte kundërshtarët tanë”. Ndërkaq, republikani Tom Emmer, e mbrojti presidentin, duke e cilësuar marrëveshjen si “një tjetër shembull të presidentit tonë që mendon jashtë kornizave” dhe si një hap tjetër drejt zgjidhjes së luftës.

Analistët e energjisë që folën për Radion Evropa e Lirë vunë në dyshim nëse furnizimet shtesë mund të ndikojnë ndjeshëm në çmime para zgjedhjeve. Mark Temnycky, bashkëpunëtor i jashtëm në Qendrën për Euroazinë të Këshillit Atlantik, i tha Radios Evropa e Lirë se 300.000 tonët e naftës dizel të njoftuar do të përbënin afërsisht gjysmën e konsumit ditor të Shteteve të Bashkuara, bazuar në të dhënat e Administratës amerikane për Informimin mbi Energjinë.

Temnycky vuri në dyshim nëse Rusia do të mund t’i dorëzonte sasitë e premtuara, duke përmendur kufizimet në prodhim dhe eksporte pas sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse. Ai paralajmëroi se lehtësimi i sanksioneve pa siguruar lëshime nga Moska mund ta dobësonte presionin ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe t’i siguronte Moskës të ardhura shtesë, si dhe një fitore politike për Putinin.

Ariel Cohen, drejtor menaxhues për energjinë, rritjen ekonomike dhe sigurinë në Qendrën Ndërkombëtare për Tatime dhe Investime, tha se Trump duhet ta shfrytëzojë ndikimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim, në vend që ta trajtojë një marrëveshje energjetike si zëvendësim të përparimit drejt paqes. Cohen shtoi se çdo armëpushim energjetik duhet të jetë i ndërsjellë dhe të përfshijë objektet e prodhimit të energjisë elektrike dhe rrjetet energjetike të Ukrainës, si dhe portet energjetike, tubacionet dhe rafineritë e Rusisë.

“Duhet të përfshihet e gjithë infrastruktura energjetike, përfshirë të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike dhe rrjetin energjetik në Ukrainë, në këmbim të porteve energjetike, tubacioneve energjetike dhe rafinerive të naftës në Rusi”, tha ai.

William Taylor, ish-ambasador amerikan në Ukrainë, i cili shërbeu gjatë presidencës së George W. Bushit dhe administratës së parë të Trumpit, i tha Radios Evropa e Lirë se armëpushimi nuk mund të hyjë në fuqi pa pëlqimin e të dyja palëve. Taylor tha se Zelensky kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u përfshirë, por se ai nuk kishte parë asnjë dëshmi se Putin ishte pajtuar t’i ndalte sulmet./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit