Aktualitet

Dhunohet mjeku në Mirditë, dyshohet se u sulmua nga tre persona!

Ngjarje e rëndë në fshatin Konaj të Mirditës, ku mjeku Martin Prenga u sulmua fizikisht nga tre persona të maskuar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët ishin të pajisur me shkopinj bejsbolli e raportohet se mund të kenë pasur edhe armë zjarri. Motivet mbeten të paqarta.

Mirditë/ Dhunohet mjeku Martin Prenga në Konaj, dyshohet se u sulmua nga tre persona të maskuar. Prenga u dhunua në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.