web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK-ut/ 4 të arrestuar, një në kërkim

13 Tetor 2026, 10:22, Aktualitet CNA

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK-ut/ 4 të arrestuar, një në

Janë zbardhur detaje nga operacioni i SPAK-ut për goditjen e një grupi që transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve, GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ka firmosuar urdhër-arreste dhe si rezultat janë vënë në pranga katër persona. Të arrestuarit janë shtetasit J.K., E.H., A.B., dhe L.B., ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga informacionet e deritanishme, personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e një grupi që organizonte trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Operacioni i SPAK-ut është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga