E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Marta Kos: Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues me Bashkimin Evropian

Shqipëria zhvillon sot në Luksemburg Konferencën e 10-të Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Në konferencë merr pjesë kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministri irlandez, Thomas Byrne.

Reklamë

Lajmi për mbylljen e kapitullit u konfirmua nga Marta Kos, e cila bëri të ditur se sot do të mbyllet një kapitull negociues me Shqipërinë, në një kohë kur procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po përshpejtohet.

Ndërkohë, Mali i Zi mbylli mbrëmjen e kaluar edhe tre kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa për Ukrainën dhe Moldavinë pritet të hapen nga dy grupkapituj negociues.

Reklamë

Kos theksoi se, paralelisht me zgjerimin, Bashkimi Europian synon të forcojë funksionimin e tij të brendshëm përmes masave më të forta për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe garantimin e zbatimit të reformave.

VIDEO- Marta Kos

“Mbrëmjen e kaluar, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë të negociatave. Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë.

Ndërsa procesi i zgjerimit po përshpejtohet, do të diskutojmë me shtetet anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë teksa zgjerohet. Për këtë arsye, kemi propozuar masa më të forta mbrojtëse për garantimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.

Sot do të mirëpresim gjithashtu vendet kandidate në Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike. Shumë prej vendeve kandidate kanë luftuar prej vitesh kundër kërcënimeve hibride. Përvoja e tyre mund të na ndihmojë të mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.