Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eli Fara ka vendosur të lërë pas ngjarjen e pakëndshme me një video intime që rrodhi në media dhe në sajtet për të rritur në internet, duke ju rikthyer muzikës.
Ajo do të performojë në një nga lokalet e natës në Tiranë, nën shoqërinë të madhit Altin Shira dhe këngëtarit tjetër Luiz Ejlli. Këngëtarja ka gjetur forcën për të rinisur jetën aty ku e ka lënë përpara skandalit me videon intime, duke u rikthyer te fansat e muzikës së saj.
Ditë më parë, Eli Fara ka reaguar mes dhimbjes për materialet intime që kanë rrjedhur në media dhe në internet, duke kërkuar nga opinioni publik që të ndalojë shpërndarjen më të gjerë të videove, sepse po lëndohen shumë njerëz e familje.
Ajo thotë se ka kaluar një jetë në skenë, duke falur art dhe dashuri për publikun, por po përjetonte një nga momentet më të rënda sepse jeta e saj tani po shfaqet si një spektakël.
"Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar", shkruan ajo.

