Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
Një video e kamerave të sigurisë në një stacion policie në Britani ka dokumentuar momentin kur 46-vjeçari David Barraclough pranoi se kishte vrarë bashkëshorten e tij 37-vjeçare, Carolan Barraclough.
Sipas dosjes hetimore, rrëfimi u bë rreth 15 ditë pas krimit. Në pamjet filmike, 46-vjeçari shihet teksa hyn në stacionin e policisë dhe fillimisht shprehet se dëshiron të kryejë vetëvrasje. Më pas, ai pranon para efektivëve: “Unë e vrava gruan time”.
Sipas prokurorisë, Barraclough e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç, më pas i kishte lidhur trupin me shirit ngjitës, e kishte mbështjellë me një jorgan dhe e kishte futur në një frigorifer, në një dhomë të banesës së tyre.
Pas vrasjes, 46-vjeçari kishte vijuar të mashtronte familjarët, duke u dërguar mesazhe nga telefoni i viktimës, sikur ajo të ishte ende gjallë. Ai i kishte krijuar vajzës së saj përshtypjen se e ëma ndodhej në spital dhe po merrte trajtim për një sëmundje.
A man who killed his wife and hid her body in a freezer has been handed a life sentence for her murder.
37-year-old Carolann Barraclough was found dead in March, with David Barraclough admitting her murder at Leeds Crown Court on Tuesday just as his trial was due to get underway .
The court head that he killed his wife with a claw hammer while her body was stored in a chest freezer.
The 46-year-old kept up an elaborate facade for almost two weeks to conceal the fact that his wife Carolann Barraclough, 37, was dead at their home in Horbury, Wakefield.
During that time, he also downloaded a dating app, exchanged explicit messages on the internet and even used Mrs Barraclough’s phone to convince her daughter that she was exchanging messages with her mother in hospital.
— Hits Radio News (@HitsRadioNews) October 9, 2026
Sipas akuzës, pas krimit, Barraclough kishte nisur të kërkonte shërbime eskortash në internet, ishte regjistruar në aplikacionin e takimeve Tinder dhe kishte shpenzuar paratë e bashkëshortes në baret lokale.
Gjatë komunikimit me policinë, ai ishte përpjekur ta paraqiste veten si viktimë, duke pretenduar se ishte “një djalë 58 kilogramësh që askush nuk do ta besonte”.


Të premten e kaluar, Gjykata e Kurorës në Leeds e dënoi David Barraclough me 21 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari e cilësoi si cinike mënyrën se si i pandehuri ishte përpjekur të justifikonte zhdukjen e gruas.
Sipas gjykatës, Barraclough kishte sajuar një rrjetë gënjeshtrash, duke u thënë fëmijëve dhe personave të tjerë se bashkëshortja ishte e sëmurë dhe po trajtohej në spital. Ai kishte përdorur telefonin e saj për të dërguar mesazhe dhe për të ruajtur versionin e rremë të ngjarjeve, duke bërë që vajza e viktimës të besonte se po komunikonte me të ëmën.
Top Channel