Qeveria greke ka prezantuar një projektligj që synon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, me qëllim mbrojtjen e të miturve nga rreziqet e hapësirës digjitale. Projekligji u prezantua nga ministri i Shtetit, Akis Skertsos, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dhe ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou, përmes një konference të përbashkët për media.