Shqipëria bën një hap më afër integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion shqiptar udhëtuan drejt Luksemburgut, ku pasditen e kësaj të marte do të mbahet konferenca e dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe unionit europian. Ky moment shënon mbylljen e negociatave për kapitullin e njëzet të negociatave, që ka të bëjë me ndërmarrjet, politikat industriale mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, dhe objektivi është që negociatat të përmbyllen brenda vitit 2027.