Në BE, por nën mbikëqyrje/ Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...

BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të automobilave dhe për këtë arsye po kufizon konkurrencën nga Kina. BE-ja ka vendosur të përgjysmojë importet e automjeteve hibride plug-in nga Kina.
Në të ardhmen në tregun e BE-së do të lejohen të shiten në vit vetëm 350.000 automjete hibride plug-in nga Kina. "Kjo do t'i ulë me më shumë se gjysmën importet aktuale në Bashkimin Europian”, tha një zyrtar i BE-së.
Makinat elektrike kineze shpesh më të lira
Që në fund të javës së kaluar Kina dhe BE-ja arritën një marrëveshje për kufizimin e importeve, por pa i bërë publike detajet. BE-ja druhet se makinat kineze mund të nxjerrin nga tregu prodhuesit europianë, pasi ato ofrohen me çmime më të ulëta.
Për këtë arsye në vitin 2024 Bashkimi Europian vendosi tarifa doganore shtesë për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Si pasojë eksportuesit kinezë e zhvendosën vëmendjen tek automjetet hibride plug-in, shitjet e të cilave në Europë janë rritur ndjeshëm.
Sipas vlerësimeve të Komisionit Europian, numri i automjeteve hibride plug-in kineze të shitura në BE mund të arrijë këtë vit në rreth 800.000.
Tavan për automjetet hibride
Në të ardhmen autoritetet doganore të Bashkimit Europian nuk do të miratojnë më importin e automjeteve hibride nga Kina sapo të arrihet kufiri vjetor i përcaktuar. Në vitin e parë ky kufi do të jetë 350.000 automjete, ndërsa më pas do të rritet me 6 për qind në vit. Pas katër vjetësh ky kufizim do të hiqet.
Masat e para konkrete për kufizimin e importeve të këtyre automjeteve pritet të hyjnë në fuqi në fillim të dhjetorit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për katër vjet.
Kufizimi prek edhe prodhuesit europianë të automjeteve
Kufiri i ri do të zbatohet për të gjitha automjetet hibride plug-in të prodhuara në Kinë, pavarësisht se prej kujt prodhohen. Kjo do të thotë se masa prek edhe kompanitë europiane që i prodhojnë ose i montojnë automjetet e tyre në Kinë. Nga ana tjetër prodhuesit kinezë që kanë fabrika në vende të tjera, si p.sh. Turqia, nuk do të preken nga kufizimi.
Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šef?ovi?, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, u takuan të premten e kaluar në Pekin. Sipas Šef?ovi?it, Kina u zotua se do të ulë edhe tarifat doganore për disa produkte që vijnë nga Bashkimi Europian. Po ashtu Pekini ra dokord që të lehtësojë edhe procedurat për miratimin e licencave të eksportit të metaleve të rralla dhe të magnetëve me aftësi të përheshme që eksportohen në BE, thuhet në një deklaratë të përbashkët.
Mineralet dhe metalet e rralla dhe magnetët me aftësi të përhershme janë të rëndësishëm për industri të ndryshme europiane, veçanërisht për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë dhe pajisjeve elektronike.
BE-ja përgatitet për një përshkallëzim të mundshëm
Bashkimi Europian importon shumë më tepër mallra nga Kina sesa eksporton në Kinë. Po ashtu kompanitë europiane varen nga lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe materialet për energjitë e rinovueshme që vijnë nga Kina.
Në fund të kësaj jave liderët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet e tensionuara tregtare me Pekinin. Ata synojnë të jenë të përgatitur edhe për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit tregtar.
Për këtë arsye Komisioni Europian po përgatit disa ligje të reja. Njëri prej tyre do t'i detyrojë kompanitë në sektorë të caktuar të mos i sigurojnë lëndët e para dhe komponentët vetëm nga një furnizues i vetëm, por nga disa vende të ndryshme. Një projektligj tjetër synon t'i japë BE-së mundësinë që, në rast nevoje, ta përjashtojë plotësisht një shtet nga tregu europian.
Ndërkohë që negociatat mes Brukselit dhe Pekinit do të vazhdojnë, BE-ja shpreson të arrijë kufizime të tjera për mallrat kineze. Sipas burimeve në Bruksel komisioneri europian për Tregtinë, Maroš Šef?ovi?, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, do të zhvillojnë një bisedë telefonike në janar, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për në mars. /DW
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht nesër kapituj të r...
Policia gjermane ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve të c...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin m...
Dy shtetas turq janë arrestuar në Gjermani në lidhje me nj...
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit...
Ekonomistët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford u v...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i përshkroi n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën Lakanal në Auba...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një re...
Autoritetet nepaleze po kërkojnë pesë persona të zhdukur p...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit,...
Një përson është arrestuar në lidhje me një komplot për të...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Dy punonjës policie të Komisariatit nr.4 në Tiranë janë ar...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para t...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...