Shpërthim me tritol në zonën e “Myslym Shyrit”, makina në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri

13 Tetor 2026 | 09:31

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Makina raportohet se është në emër të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur pasi automjetit i është vendosur lëndë plasëse.

Shpërthimi raportohet të ketë qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në zonë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkakun e këtij shpërthimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH këtë të martë ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, ku mes personave të izoluar ndodhet edhe Ergys Agasi. Gjatë...
10:55 | 13/10/2026

Ngjarje e rëndë në Mirditë, dhunohet nga tre persona të maskuar mjeku në fshatin Konaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, Mirditë, ku një burrë me profesion mjek...
10:19 | 13/10/2026

Akuza për korrupsion pasiv dhe shpërdorimi i detyrës, arrestohen dy policë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka vënë në pranga dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë. Ata akuzohen dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv...
09:50 | 13/10/2026