Alarm për bombë në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, avioni amerikan inspektohet menjëherë pas uljes

13/10/2026 10:50

Një aeroplan i Delta Airlines që u ul në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit sot në mëngjes u inspektua nga autoritetet pas një informacioni anonim se brenda kishte një pajisje “të dyshimtë”.

Pasagjerët në fluturimin nga Nju Jorku u zbritën shpejt nga aeroplani pas uljes, ndërsa aeroplani u zhvendos në një zonë të largët të aeroportit për kontrollet e nevojshme të sigurisë.

Sipas Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit, hetimi nuk zbuloi “asnjë gjetje të pazakontë”.

“Avioni u inspektua plotësisht nga personeli i sigurisë së Aeroportit Ben Gurion”, tha Autoriteti, duke shtuar se “operacionet e aeroportit janë rikthyer në normalitet”.

Top Channel