Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale
Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA kanë forcuar bashkëpunimin institucional dhe koordinimin e përbashkët në luftën kundër piraterisë dixhitale.
Në një takim të zhvilluar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, u firmos një Memorandum Bashkëpunimi i cili synon ngritjen dhe funksionimin e task forcës për luftën kundër piraterisë dixhitale audiovizive.
Nga ana e saj, AMA angazhohet të kallëzojë në prokuroritë kompetente materialet që mund të kenë elementë të veprave penale si dhe të informojë prokurorinë për metodat e reja të piraterisë dixhitale.
Ndërkohë që prokuroria angazhohet të vlerësojë kallëzimet e kryera dhe të kërkojë të dhëna shtesë për hetim të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe të bashkëpunojë me AMA-n për dokumentimin dhe referimin e rasteve të piraterisë dixhitale audiovizive.
BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona! Detajet e para
Ngjarje e rëndë në Mirditë, dhunohet nga tre persona të maskuar mjeku në fshatin Konaj
Akuza për korrupsion pasiv dhe shpërdorimi i detyrës, arrestohen dy policë në Tiranë
- 10:55 BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona! Detajet e para
- 10:40 Nis nesër në Gjermani gjyqi për shpërthimin e “Nord Stream”, akuza për krim lufte
- 10:40 Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë
- 10:32 Kosova i kërkon SHBA-së rikthimin e Dialogut Strategjik dhe mbështetje për anëtarësim në NATO
- 10:30 Gjermania arreston personin e tretë për zjarrin në stacionin e Starlink në Poloni
- 10:27 Treni i pasagjerëve del nga shinat në Pakistan, 4 të vdekur dhe 30 të plagosur