Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale

13 Tetor 2026 | 11:05

Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve gjatë diskutimeve të kësaj të marte për Reformën Administrativo-Territoriale. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi shumicën parlamentare për mungesë serioziteti, duke theksuar se po rikthejnë për votim të njëjtat propozime që vetëm pak muaj më parë i kishin refuzuar kur kërkoheshin nga opozita.

Sipas Tabakut, mazhoranca nuk po kërkon një reformë që përmirëson financat publike dhe shërbimet për qytetarët, por u bë për qëllime elektorale.

“Të jemi seriozë për rolin tonë si deputetë. Nuk besoj se ka vlerë të diskutojmë për të bërë një punë që e kishim për detyrë ta bënim, por që nuk u bë. Tani po ngrihet një komision tjetër, pasi komisioni i parë shërbeu vetëm për të vizatuar hartën elektorale.

Kjo kërkesë është kopje e asaj që parashikohej në objektin e vendimit të Kuvendit të tetorit të vitit të kaluar. Atëherë ju votuat kundër, ndërsa tani e sillni sërish për votim dhe jeni pro. Kjo nuk është serioze.

Për çfarë arsyeje duhet të marrë pjesë opozita në këtë proces? Ky është një proces që kërkon besim. Komisioni duhej të prodhonte një rezultat të përbashkët, të mbështetur nga të dyja forcat politike.

Në korrik të këtij viti, ne kërkuam që këtij komisioni, me këto objektiva, t’i shtyhej afati i veprimtarisë. Ju nuk pranuat. Kërkuam që komisionit t’i jepeshin edhe tre muaj kohë, pikërisht për të përmbushur këto detyra, por ju e refuzuat. Tani propozoni të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtat objektiva.

Procesi kërkonte që produkti i miratuar javën e kaluar të ishte konsensual, në mënyrë që të vazhdohej me një paketë ligjore që do të synonte shëndoshjen e financave publike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e kapaciteteve dhe përfitimin nga fondet e kohezionit.

Reforma që kemi bërë, zoti kryetar, është e njëjtë me atë të vitit 2015. Ajo prek vetëm një nivel të qeverisjes”, u shpreh Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me agjendën e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja do të mbahet...
11:27 | 13/10/2026

Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO

Është shtyrë këtë të martë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve....
11:12 | 13/10/2026

Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale

Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA kanë forcuar bashkëpunimin institucional dhe koordinimin e përbashkët në luftën kundër piraterisë dixhitale. Në një takim...
11:00 | 13/10/2026