
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pasi është intervistuar lidhur me dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Pas marrjes në pyetje, prokurori kompetent ka vendosur që Gecit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes.