
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan. Burime konfirmuan se nga kontrollet janë gjetur celularë, por nuk ka ende të dhëna se kujt i përkasin.
Në këtë paraburgim ndodhet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua pak kohë më parë në lidhje me dosjen hetimore të AKSHI-t. Ende nuk ka informacione të detajuara mbi operacionin, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje. Mësohet se telefonat celular të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK.