TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fanë të Mirditës.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes.