Jorida Tabaku: Fshinë 15 bashki me një të rënë të lapsit. PS nuk do reformë, por një hartë elektorale

Jorida Tabaku: Fshinë 15 bashki me një të rënë të lapsit. PS nuk do reformë, por një hartë elektorale

10:52, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi fshinë 15 bashki nga harta PS ka depozituar kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili do të ketë një mandat 9-mujor.

Në Konferencën e Kryetarëve, Deputetja demokrate, Jorida Tabaku kundërshtoi kërkesën e maxhorancës. 

"Të jemi seriozë për rolin tonë si deputetë. Nuk besoj se ka vlerë të diskutojmë për të bërë një punë që e kishim për detyrë ta bënim, por që nuk u bë. Tani po ngrihet një komision tjetër, pasi komisioni i parë shërbeu vetëm për të vizatuar hartën.Kjo kërkesë është kopje e asaj që parashikohej në objektin e vendimit të Kuvendit të tetorit të vitit të kaluar. Atëherë ju votuat kundër, ndërsa tani e sillni sërish për votim dhe jeni pro. Kjo nuk është serioze' tha ajo.

Tabaku ngriti pyetjen Për çfarë arsyeje duhet të marrë pjesë opozita në këtë proces.

Për çfarë arsyeje duhet të marrë pjesë opozita në këtë proces? Ky është një proces që kërkon besim. Komisioni duhej të prodhonte një rezultat të përbashkët, të mbështetur nga të dyja forcat politike.

Në korrik të këtij viti, ne kërkuam që këtij komisioni, me këto objektiva, t’i shtyhej afati i veprimtarisë. Ju nuk pranuat. Kërkuam që komisionit t’i jepeshin edhe tre muaj kohë, pikërisht për të përmbushur këto detyra, por ju e refuzuat. Tani propozoni të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtat objektiva.

Procesi kërkonte që produkti i miratuar javën e kaluar të ishte konsensual, në mënyrë që të vazhdohej me një paketë ligjore që do të synonte shëndoshjen e financave publike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e kapaciteteve dhe përfitimin nga fondet e kohezionit.Reforma që kemi bërë, zoti kryetar, është e njëjtë me atë të vitit 2015. Ajo prek vetëm një nivel të qeverisjes"  tha ajo.

Pasi kanë bërë një hartë të njëanshme tani kërkojnë bashkëpunim

" Fshini 15 bashki me një të rënë të lapsit. Humbët shansin për konsensus, sepse ju nuk doni reformë, por një hartë elektorale. Thonë atë që nuk bëmë për 9 muaj ta bëjmë tani" 

Tabaku, kundërshtoi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco