Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO
Është shtyrë këtë të martë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjithashtu GJKKO ka vendosur që të gjobisë me nga 100 mijë lekë të reja avokatët e Veliajt për bojkotimin e seancës.
Mësohet se seanca e radhës është vendosur më 27 tetor teksa në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm kryebashkiaku Veliaj. Gjykata vendosi që radhën tjetër të përfaqësohen nga ndihma juridike e Ministrisë së Drejtësisë ndërkohë që Veliajt i pezullohen afatet e paraburgimit.
Ndërkohë, mësohet se një nga prokurorët e çështjes Altin Dumani ka deklaruar gjatë seancës, se ka praktika të vijimit të gjyqit pa mbrojtës.
“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, është shprehur prokurori.
E ndërsa rregullorja e re e GJKKO parashikon ndalimin e telefonave në sallën e gjyqit, prokurorit Ols Dado i ra zilja e telefonit. Ai nxori telefonin nga xhepi dhe e fiku gjë e cila nuk u komentua. Për kërkesën e Dumanit gjykata tha se do të shprehet moment tjetër.
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda
Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale
Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale
- 11:27 Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda
- 11:18 Rutte pas sulmit në Detin e Zi: NATO do të përshtatë praninë ushtarake në krahun lindor sipas nevojës
- 11:05 Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale
- 11:00 Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale
- 10:55 BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona! Detajet e para
- 10:40 Nis nesër në Gjermani gjyqi për shpërthimin e “Nord Stream”, akuza për krim lufte