Rutte pas sulmit në Detin e Zi: NATO do të përshtatë praninë ushtarake në krahun lindor sipas nevojës
13 Tetor 2026 |
11:18
NATO do të vazhdojë të përshtasë praninë e saj ushtarake në krahun lindor të Aleancës “sipas nevojës “, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte , pas një sulmi me dron ndaj anijeve në brigjet e Bullgarisë në Detin e Zi.
“Ne tashmë e kemi forcuar qëndrimin tonë mbrojtës në krahun lindor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë, duke përshtatur qëndrimin tonë për parandalimin dhe mbrojtjen aty ku është e nevojshme”, tha Rutte në një deklaratë të postuar në platformën X pas komunikimit të tij me kryeministrin bullgar Rumen Radev .
“NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët në Detin e Zi pas incidentit të ri me dron”, theksoi gjithashtu sekretari i përgjithshëm i aleancës.
Lajme të Sugjeruara
Nis nesër në Gjermani gjyqi për shpërthimin e “Nord Stream”, akuza për krim lufte
Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bota më në fund është pranë dëgjimit të dëshmive...
Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë
Një oficer policie humbi jetën në krye të detyrës në qytetin belg të Zette të hënën në mbrëmje, konfirmoi këtë mëngjes zyra e prokurorit të...
Gjermania arreston personin e tretë për zjarrin në stacionin e Starlink në Poloni
Policia gjermane ka ndaluar një grua në Berlin në lidhje me një zjarr në një stacion Starlink në Poloni muajin e kaluar. Ky është ndalimi...
- 11:12 Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO
- 11:05 Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale
- 11:00 Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale
- 10:55 BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona! Detajet e para
- 10:40 Nis nesër në Gjermani gjyqi për shpërthimin e “Nord Stream”, akuza për krim lufte
- 10:40 Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë