
Pas debateve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët e opozitës kanë vendosur të braktisin mbledhjen.
Mes Peleshit dhe deputetëve të PD pati akuza përsa i takon ndëshkimit të dy deputetëve Gazment Bardhi e Klevis Balliu me përjashtim 60 ditor nga seancat për shkak se i gjuajtën kryeministrit Edi Rama me shishe uji dhe vezë.
"E keni kthyer Kuvendin në tallje"- u shprehën deputetët e PD të cilët argumentuan se institucioni legjislativ po shërbente si "noter" për vendimet që kërkonte Rama. Versus.al

