Tiranë- Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Nikolla Lena’ pranë një pallati në zonën “Myslym Shyri”.
Automjeti raportohet të jetë i avokatit Idajet Beqiri. Ky i fundit ndodhet jashtë vendit ndërsa automjeti ishte parkuar pranë Gjykatës Civile.
Si pasojë e shpërthimit të fortë, u shkaktuan vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Versus.al

