web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve

13 Tetor 2026, 11:06, Aktualitet CNA

“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Opozita braktis

Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pas debateve me mazhorancën. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën, se po trajton në mënyrë të papërgjegjshme kërkesat e opozitës.

“E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar tre muaj më parë, i sillni këtu 'copy-paste' dhe kërkoni t’i votoni”, është shprehur Tabaku.

Ajo kritikoi propozimet për ndryshimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërsa shtoi se përqendrimi duhet të jetë tek interpelancat dhe projektligjet e shtyra nga seancat e mëparshme. /CNA





Lajmet e fundit nga