AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Komandanti i Lartë i NATO-s zbulon planin për një fitore ndaj Rusisë

Strategjia mbështetet në mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë, duke vendosur dronë me kosto të ulët, inteligjencën artificiale dhe goditjet e shpejta ushtarake në qendër të reagimit të NATO-s ndaj çdo sulmi të mundshëm rus.

Ada PetriczkongaAda Petriczko
19 seconds më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
chairman of the joint chiefs of staff (united states) and other soldiers visits germany on june 30 and 1 july 2025 21
Gjenerali Alexus Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), në Shtutgart, Gjermani, më 1 korrik 2025. Foto: Wikimedia Commons.

Gjenerali Alexus Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), prezantoi të hënën pasdite, në Forumin e Sigurisë së Varshavës, të ashtuquajturën “Teoria e Fitores”, duke bërë publik për herë të parë një koncept që më parë ishte diskutuar vetëm në nivelet më të larta të lidershipit ushtarak të Aleancës. Ai paralajmëroi se NATO-ja do të shkatërronte “gjithçka dhe këdo” që do të përfshihej në një sulm të mundshëm ndaj një shteti aleat.

Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes NATO-s dhe Moskës, pas shkeljeve të hapësirës ajrore, sulmeve kibernetike dhe akteve të sabotimit nga Rusia. Zyrtarët perëndimorë të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet të vërë në provë vendosmërinë e NATO-s, duke ndërmarrë në muajt e ardhshëm një sulm të kufizuar dhe qëllimisht të paqartë në krahun lindor të Aleancës.

“Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë. Do ta ndalim sulmin dhe do t’ia mohojmë mundësinë për të arritur objektivat e veta, cilado qofshin ato”, deklaroi gjenerali amerikan, ish-pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së. “Me pak fjalë, do të sigurohemi që çdo sulm ndaj një aleati të dështojë plotësisht.”

Strategjia mbështetet në përvojën e Ukrainës, ku dronë relativisht të lirë kanë përmbysur konceptet tradicionale mbi fuqinë ushtarake. Sipas kësaj qasjeje, NATO-ja fillimisht do të përpiqej të zmbrapste një inkursion rus përmes trupave tokësore, të mbështetura nga dronë me kosto të ulët, sisteme që kërkojnë ndërhyrje minimale njerëzore dhe sisteme shënjestrimi të asistuara nga inteligjenca artificiale.

Pasi të zmbrapsej përparimi rus, Aleanca do të synonte të paralizonte strukturën e komandimit ushtarak të Rusisë dhe t’i jepte fund konfliktit sa më shpejt. Koncepti trajton gjithashtu luftën hibride, përfshirë sabotimin dhe sulmet kibernetike, duke vënë theksin te nevoja për të shmangur përshkallëzimin e panevojshëm.

“Teoria ime e fitores është e thjeshtë: do ta ndalim sulmin fillestar. Nëse sulmi vazhdon, do t’ia zbehim forcën dhe do të pengojmë përparimin e armikut. Dhe, nëse është e nevojshme, do të shkatërrojmë forcat e armikut dhe sistemin e tij operacional të luftimit që është angazhuar kundër nesh”, shpjegoi Grynkewich.

Zgjedhja e Varshavës për këtë njoftim nuk është e rastësishme. Polonia, një nga vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen, kufizohet me Ukrainën, Bjellorusinë dhe enklavën e Kaliningradit, një territor rus shumë i militarizuar. Kjo e vendos atë në vijën e parë të Aleancës në rast të një përballjeje me Moskën.

Megjithatë, udhëheqësit e NATO-s kanë minimizuar mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë rus. “Nuk vlerësoj se një konflikt është i afërt apo i pashmangshëm. Nuk është i tillë”, tha Grynkewich. “Por parandalimi i konfliktit kërkon gjithashtu gatishmëri për luftim. Dhe gatishmëria kërkon planifikim për atë që është e mundur, jo vetëm për atë që është e mundshme.”

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 30 shtator se nuk kishte “asnjë kërcënim të menjëhershëm” ndaj territorit të vendeve aleate, duke theksuar se Aleanca do të zbulonte çdo shtim të forcave ushtarake ruse.

I pyetur se përse plani po bëhej publik pikërisht tani, Grynkewich tha se kjo lidhej me intensifikimin e veprimtarisë ruse. Ai shtoi se synimi ishte të përcillej një mesazh si për aleatët, ashtu edhe për kundërshtarët e tyre: “Ne e kemi situatën nën kontroll.”

“Jemi të përgatitur që tani”, tha ai. “A mund të jemi edhe më të përgatitur? Absolutisht. Por jam plotësisht i kënaqur me atë që kemi sot.”

Megjithatë, kur u përball me çështjen më delikate, nëse trupat amerikane do të merrnin pjesë në luftime në rast se Rusia do të sulmonte krahun lindor të NATO-s, Grynkewich u tregua më pak i drejtpërdrejtë. “Në fund të fundit, ky do të jetë një vendim politik”, u shpreh ai.

Prezantimi ishte një nga pikat kryesore të konferencës dyditore të sigurisë në kryeqytetin polak, ku morën pjesë më shumë se 2,500 politikanë, zyrtarë ushtarakë, diplomatë dhe ekspertë nga 90 vende. Ndër pjesëmarrësit ishin kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua të pranishmëve përmes një lidhjeje në distancë.

Etiketa: Alexus GrynkewichMark RutteNATORusiaUkraina
chairman of the joint chiefs of staff (united states) and other soldiers visits germany on june 30 and 1 july 2025 21

Komandanti i Lartë i NATO-s zbulon planin për një fitore ndaj Rusisë

11:06 | 13/10/2026
on 9 may 2026 end of afternoon, a giant european flag is unfurled on the grand place in brussels, on the occasion of europe day/schuman day and immortalizing the city of brussels as the capital of europe.

Letër nga Brukseli: 15 vjet provë nga BE-ja, një padrejtësi për Ballkanin

10:49 | 13/10/2026
Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

07:15 | 13/10/2026
Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

12:19 | 12/10/2026
engin akyurt flag 2325752

Turqisë i kërkohet t’i japë fund përshkallëzimit të censurës në internet

11:54 | 12/10/2026
63h24cp 20251215 181604 121225501 1

Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

07:14 | 12/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.