• Kontakt
Tuesday, October 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

BE-ja kufizon ndjeshëm importin e makinave hibride nga Kina. Pavarësisht marrëveshjes me Pekinin për një tavan importesh, Brukseli po përgatitet edhe për një përshkallëzim të mundshëm të mosmarrëveshjes tregtare.

11:23 : 13/10/2026
në BOTA

BE-ja dëshiron t’u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të automobilave dhe për këtë arsye po kufizon konkurrencën nga Kina. BE-ja ka vendosur të përgjysmojë importet e automjeteve hibride plug-in nga ky Kina. Në të ardhmen në tregun e BE-së do të lejohen të shiten në vit vetëm 350.000 automjete hibride plug-in nga Kina. “Kjo do t’i ulë me më shumë se gjysmën importet aktuale në Bashkimin Evropian”, tha një zyrtar i BE-së.

Makinat elektrike kineze shpesh më të lira

Që në fund të javës së kaluar Kina dhe BE-ja arritën një marrëveshje për kufizimin e importeve, por pa i bërë publike detajet. BE-ja druhet se makinat kineze mund të nxjerrin nga tregu prodhuesit evropianë, pasi ato ofrohen me çmime më të ulëta.

Reklamë për modelin hibrid plug-in Seal U DM-i të kompanisë kineze BYD (Build Your Dreams)
Reklamë për modelin hibrid plug-in Seal U DM-i të kompanisë kineze BYD (Build Your Dreams), një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve elektrike në botë.Fotografi: DW

Për këtë arsye në vitin 2024 Bashkimi Evropian vendosi tarifa doganore shtesë për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Si pasojë eksportuesit kinezë e zhvendosën vëmendjen te automjetet hibride plug-in, shitjet e të cilave në Evropë janë rritur ndjeshëm.

Lexo edhe:

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Rama sot në Luksemburg/ Axhenda e Konferencës së 10-të BE–Shqipëri

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian numri i automjeteve hibride plug-in kineze të shitura në BE mund të arrijë këtë vit në rreth 800.000.

Tavan për automjetet hibride

Në të ardhmen autoritetet doganore të Bashkimit Evropian nuk do të miratojnë më importin e automjeteve hibride nga Kina sapo të arrihet kufiri vjetor i përcaktuar. Në vitin e parë ky kufi do të jetë 350.000 automjete, ndërsa më pas do të rritet me 6 për qind në vit. Pas katër vjetësh ky kufizim do të hiqet.

Masat e para konkrete për kufizimin e importeve të këtyre automjeteve pritet të hyjnë në fuqi në fillim të dhjetorit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për katër vjet.

Kufizimi prek edhe prodhuesit evropianë të automjeteve

Kufiri i ri do të zbatohet për të gjitha automjetet hibride plug-in të prodhuara në Kinë, pavarësisht se prej kujt prodhohen. Kjo do të thotë se masa prek edhe kompanitë evropiane që i prodhojnë ose i montojnë automjetet e tyre në Kinë.

Nga ana tjetër prodhuesit kinezë që kanë fabrika në vende të tjera, si p.sh. Turqia, nuk do të preken nga kufizimi.

Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao
Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang WentaoFotografi: Audiovisueller Dienst der EU-Kommission

Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, u takuan të premten e kaluar në Pekin. Sipas Šefčovičit, Kina u zotua se do të ulë edhe tarifat doganore për disa produkte që vijnë nga Bashkimi Evropian. Po ashtu Pekini ra dokord që të lehtësojë edhe procedurat për miratimin e licencave të eksportit të metaleve të rralla dhe të magnetëve me aftësi të përheshme që eksportohen në BE, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Mineralet dhe metalet e rralla dhe magnetët  me aftësi të përhershme janë të rëndësishëm për industri të ndryshme evropiane, veçanërisht për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë dhe pajisjeve elektronike.

BE-ja përgatitet për një përshkallëzim të mundshëm

Bashkimi Evropian importon shumë më tepër mallra nga Kina sesa eksporton në Kinë. Po ashtu kompanitë evropiane varen nga lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe materialet për energjitë e rinovueshme që vijnë nga Kina.

Në fund të kësaj jave liderët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet e tensionuara tregtare me Pekinin. Ata synojnë të jenë të përgatitur edhe për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit tregtar.

Kinë, Bayan Obo,  | Minierë për nxjerrjen e metaleve të rralla
Kompanitë evropiane varen nga lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe materialet për energjitë e rinovueshme që vijnë nga Kina.Fotografi: Xinhua/IMAGO

Për këtë arsye Komisioni Evropian po përgatit disa ligje të reja. Njëri prej tyre do t’i detyrojë kompanitë në sektorë të caktuar të mos i sigurojnë lëndët e para dhe komponentët vetëm nga një furnizues i vetëm, por nga disa vende të ndryshme.

Një projektligj tjetër synon t’i japë BE-së mundësinë që, në rast nevoje, ta përjashtojë plotësisht një shtet nga tregu evropian.

Ndërkohë që negociatat mes Brukselit dhe Pekinit do të vazhdojnë, BE-ja shpreson të arrijë kufizime të tjera për mallrat kineze. Sipas burimeve në Bruksel komisioneri evropian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, do të zhvillojnë një bisedë telefonike në janar, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për mars./DW

Etiketa: BEkinemakina hibride

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

09:17 : 13/10/2026
AKTUALITET

Rama sot në Luksemburg/ Axhenda e Konferencës së 10-të BE–Shqipëri

09:09 : 13/10/2026
BOTA

Robotët drejt fushëbetejës, Koreja e Jugut investon në ushtrinë e së ardhmes

20:21 : 12/10/2026
RAJONI

BE pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

18:19 : 12/10/2026
BOTA

BE shënjestron industrinë ushtarake ruse, miratohen 1600 sanksione ndaj Moskës

16:35 : 12/10/2026
BOTA

Sherr mes Gjermanisë e Irlandës, Merz nuk pranon propozimin e buxhetit të BE-së

15:29 : 12/10/2026

TË GJITHA

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

11:23 : 13/10/2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët

11:13 : 13/10/2026

Debat në SHBA për transmetimin live të ekzekutimit të Nidal Hasan, kundërshtime edhe nga republikanët

11:07 : 13/10/2026

Gjermania do të nisë gjyqin për “krim lufte” lidhur me Nord Stream-in

11:00 : 13/10/2026

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: Shkelje e rregullores

10:53 : 13/10/2026

Çarje në mure dhe suva që bie në shkollën në Fresk, prindërit denoncojnë: Ku janë institucionet?

10:41 : 13/10/2026

Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

10:39 : 13/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com