• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Plas debati për fazën e dytë të ‘Territoriales’, PD braktis mbledhjen

by Bota Bota
October 13, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Plas debati për fazën e dytë të ‘Territoriales’, PD braktis mbledhjen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend është përfshirë nga debatet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, gjatë diskutimeve për ngritjen e komisionit që do të merret me fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen, pas përplasjeve me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Debati ka përfshirë kundërshtimet e opozitës për mënyrën se si mazhoranca ka miratuar hartën e re territoriale, si dhe vendimin e Komisionit të Etikës që përjashtoi për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Deputeti Tedi Blushi ka akuzuar mazhorancën se po e përdor Kuvendin për të miratuar vendime në interes të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar procesin e Reformës Territoriale si një ndërhyrje që cenon përfaqësimin e qytetarëve.

“Kuvendi është kthyer në noter dhe rrobaqepës të akteve kriminale dhe ligjeve me porosi të Edi Ramës”, ka deklaruar Blushi gjatë mbledhjes.

Ai ka pretenduar se miratimi i hartës territoriale ka ardhur pa konsensus politik dhe pa konsultim me qytetarët që kanë kundërshtuar ndryshimet.

Sipas Blushit, përjashtimi i deputetëve të opozitës përbën një tjetër shkelje të të drejtave parlamentare dhe tregon se mazhoranca nuk pranon debat për vendimet që merr.

Tags: ‘Territorialja’braktisetKuvendiTabaku
Previous Post

Kosova “ngërthehet” nga krimi? 17 vrasje nga janari në shtator 2026

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Plas debati për fazën e dytë të ‘Territoriales’, PD braktis mbledhjen

“E keni kthyer Kuvendin në tallje”/ Plas debati për fazën e dytë të ‘Territoriales’, PD braktis mbledhjen

October 13, 2026
Kosova “ngërthehet” nga krimi? 17 vrasje nga janari në shtator 2026

Kosova “ngërthehet” nga krimi? 17 vrasje nga janari në shtator 2026

October 13, 2026
EMRI/ Me shkop bejsbolli dhe të maskuar, tre persona dhunojnë mjekun në Mirditë

EMRI/ Me shkop bejsbolli dhe të maskuar, tre persona dhunojnë mjekun në Mirditë

October 13, 2026
I morën lekë qytetarit në këmbim të mosndëshkimit me gjobë, arrestohen nga AMP dy punonjësit e policisë

I morën lekë qytetarit në këmbim të mosndëshkimit me gjobë, arrestohen nga AMP dy punonjësit e policisë

October 13, 2026
Detaje nga shpërthimi me eksploziv i makinës së Idajet Beqirit, mjeti në emër të bashkëshortes

Detaje nga shpërthimi me eksploziv i makinës së Idajet Beqirit, mjeti në emër të bashkëshortes

October 13, 2026
Zjarr në trenin me shpejtësi të lartë në Spanjë, evakuohen 283 pasagjerë, ndërpritet linja Madrid-Barcelonë

Zjarr në trenin me shpejtësi të lartë në Spanjë, evakuohen 283 pasagjerë, ndërpritet linja Madrid-Barcelonë

October 13, 2026
Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur në Berat, dy nisen drejt Traumës

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur në Berat, dy nisen drejt Traumës

October 13, 2026
Rama sot në Luksemburg/ Axhenda e Konferencës së 10-të BE–Shqipëri

Rama sot në Luksemburg/ Axhenda e Konferencës së 10-të BE–Shqipëri

October 13, 2026
BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

October 13, 2026
SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste

SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste

October 13, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL