Dhuna ndaj mjekut në Mirditë, policia: Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, nuk lidhet me profesionin
Policia e Shtetit ka reaguar këtë të martë në lidhje me dhunën që kanë ushtruar tre persona të maskuar ndaj një mjeku në Mirditë.
Sipas policisë, është dhunuar mjeku M. P., 50 vjeç, ku dyshohet se është goditur për motive të dobëta, të cilat nuk lidhen me profesionin e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi në fshatin Konaj, Mirditë, kanë nisur menjëherë hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi M. P., 50 vjeç, banues në Mirditë, me profesion mjek, është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda
Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO
Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale
- 11:27 Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda
- 11:18 Rutte pas sulmit në Detin e Zi: NATO do të përshtatë praninë ushtarake në krahun lindor sipas nevojës
- 11:12 Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO
- 11:05 Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale
- 11:00 Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale
- 10:55 BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona! Detajet e para