Balla: Numri i deputetëve 101. Zgjedhjet vendore do jenë mes 15 prillit dhe 15 majit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të martë ka dalë në një deklaratë për mediat ku i bëri thirrje Partisë Demokratike që të votojë ngritjen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Ai u shpreh se nuk e ka kuptuar qëndrimin e PD-së dhe se pret që ata të reflektojnë.
“Te Konferenca e Kryetarëve kanë qenë përfaqësuesit e PS-së, ishte Tedi Blushi aty nga opozita. Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.
Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Unë jam i bindur se Territorialja është në përputhje me Kushtetutën. PD çdo çështje e çon në Kushtetuese”, u shpreh Balla.
Balla gjatë fjalës së tij shtoi se presidenti Bajram Begaj do të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhme vendore javën e ardhshme. Balla ka bërë me dije se data do të caktohet mes 15 prillit dhe 15 majit teksa theksoi se propozojnë edhe ndryshimin e deputetëve në 101 nga 140 që janë.
“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”, tha Balla ndër të tjera.
Parandalohet një vrasje në Lezhë, arrestohet një person me precedent kriminal (VIDEO)
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina
Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë! Kryeinspektori Metani: Nuk varet vetëm nga ne
- 13:28 Niko Kovac zgjat kontratën me Borussia Dortmundin deri në vitin 2029
- 13:21 Meta lançon modele të reja të inteligjencës artificiale: Më të përparuara se konkurentët
- 13:21 Sekuestrohen 3.7 tonë kokainë në brigjet e Faros në Portugali, një trafikant i vdekur dhe dy të arrestuar
- 13:16 Fituesja e Nobelit për Paqen i bën thirrje SHBA-së të mbrojë të drejtat e njeriut
- 13:07 Shqetësim për sigurinë në Norvegji, makinat kineze me qira regjistrojnë të dhëna e ushtrisë norvegjeze gjatë stërvitjes
- 13:05 Parandalohet një vrasje në Lezhë, arrestohet një person me precedent kriminal (VIDEO)