Vendi
I vihet flaka dyqanit të dy vajzave gjatë natës në Tiranë, digjen edhe dy makina

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e lëndës djegëse në ambientet e biznesit.
Si pasojë, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Flakët kanë përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë dëmtuar nga zjarri.
Reklamë
Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




