Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku janë gjetur disa telefona celularë.
Deri ani nuk dihet se kujt u përkasin pajisjet e gjetura.
Mes personave që mbahen në këtë institucion është edhe biznesmeni Ergys Agasi, i arrestuar muajin e kaluar me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për aferën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Dyshohet se BKH-ja kishte marrë informacione për futjen e sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit, çka ka çuar në zhvillimin e kontrollit të befasishëm.












