Botë e Çuditshme Tech

Vajzat sulmohen ‘seksualisht’ nga roboti në transmetim të drejtpërdrejtë/VIDEO!

Policia në Gjermani ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve, të dyshuar se përdorën një robot për të ngacmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare në rrugë, ndërsa e filmuan ngjarjen dhe e publikuan në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi natën mes së shtunës dhe së dielës në Këln. Sipas një deklarate të policisë së qytetit, roboti preku të miturën në të pasme dhe kreu lëvizje para dhe mbrapa.

Sipas autoriteteve, në hetim janë përfshirë pronari i robotit, 16 vjeç, dhe një 19-vjeçar, të dyshuar për shkelje të dinjitetit seksual, vepër penale që dënohet deri në dy vjet burg. Të dy të rinjtë dyshohet se e filmuan skenën dhe më pas e publikuan atë në platformat e mediave sociale, duke e shoqëruar me komente. Sipas raportimeve, roboti, rreth 1,20 metra i gjatë dhe me ngjyrë të artë e të kuqe, iu afrua 16-vjeçares nga pas, ndërsa ajo po ecte në një rrugë të qytetit me dy shoqet e saj.

Një video e publikuar në TikTok tregon robotin pranë dy të rinjve, teksa i afrohet vajzës. E frikësuar nga ajo që po ndodhte, 16-vjeçarja lëshon një britmë dhe largohet me vrap. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti dy të dyshuarit dhe robotin, të fshehur në bagazhin e një makine. Efektivët sekuestruan robotin dhe telefonat celularë të dy të rinjve. “Policia po heton se si funksiononte roboti në momentin e ngjarjes dhe nëse ai kontrollohej nga dikush”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.