TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur Eli Fara vetëm pak ditë pas bujës së krijuar nga publikimi i videove private, pritet të rikthyehet në skenë në një koncert në Tiranë.
Ka qenë vetë Eli që ka ndarë në Instagram një story ku bëhet e ditur se ajo është e ftuar ditën e sotme në këtë koncert ku do të performojë së bashku me disa këngëtarë të tjerë të njohur.
Pavarësisht vëmendjes mediatike të ditëve të fundit, ajo ka vijuar angazhimet e saj muzikore, duke u rikthyer para publikut në kryeqytet.
Ndërkohë, zhvillimet lidhur me publikimin e materialeve private vijojnë të jenë në vëmendje, ndërsa çështja mbetet për t’u trajtuar me kujdes deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Një ditë më parë, vajza e saj, Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.
Ky postim është bërë pas videove intime të kompozitorit Adi Hila, ku ishte e përfshirë edhe këngëtarja Edi Fara. Krahas fotove ajo ka dhënë edhe një mesazh mbështetjeje për nënën e saj.
“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur@, shkruan ajo në InstaStory.