Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët me 100 mijë lekë

Politikë

Gjyqi i Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve.  
Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të vjetra secilin.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes në ngarkim të Veliajt.

SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.

Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.

Anila Hoxha raporton se nuk ishte prezent asnjë i pandehur dhe asnjë avokat.

Altin Dumani ka deklaruar gjatë seancës, ku vijon bojkoti i të gjithë mbrojtësve ndaj GJKKO-së: “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat.”

ME TE LEXUARAT