Dy raste të tentativave të vrasjes dhe kanosjes me armë zjarri janë zbardhur nga policia e Shkodrëxs ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin Klaus Fermosi, 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.
Gjithashtu shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit Florind Gjelaj, 40 vjeç, dhe Fadjol Saraçi, 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
© SYRI.net